Peja ka regjistruar fitore të rëndësishme në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, si mysafir i Kerasan Prishtinës (77-89), për të siguruar qëndrimin në Superligën e Kosovës në basketboll.
Që nga fillimi i ndeshjes, mysafirët luajtëm mirë për ta mbyllur cerekun e parë me dy pikë epërsi (18:20). Akoma më bindës ishte dhjetëminutëshi i dytë (22:29) dhe pejanët shkuan në pushim me avantazh prej nëntë pikësh (40-49).
Vendasit e nisën më mirë çerekun e tretë (21:18), por vizitorët u treguan sërish më të mirë në fraksionin e fundit (16:22) për ta fituar takimin me 12 pikë epërsi.
Me këtë fitore, Peja e ka mbyllur sezonin në vend të gjashtë në Superligë që do të thotë se e ka siguruar qëndrimin pa pasur nevojë që të luajë në ‘play-out’.
Me 46 pikë të arkëtuara, nga tetë fitore dhe 20 humbje, skuadra pejane do të luajë në elitën e basketbollit të Kosovës edhe në sezonin e ardhshëm.
Në këtë mënyrë, në ‘play-out’ do të luajë Borea që e ka përfunduar sezonin në vend të shtatë në tabelë me një pikë më pak se Peja.
Kerasan Prishtina si skuadër e fundit në tabelë ka rënë nga liga. /Telegrafi/