Site icon Telegrafi

Peja bëhet me laborator të pyjeve

Në Institutin e Pylltarisë në Pejë, i cili funksionon në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë, do të bëhet përurimi i laboratorit të pyjeve.

Ky projekt është realizuar nga Agjencia Pyjore e Kosovës në bashkëpunim me FAO-n.

Në përurimin e këtij laboratori do të marrë pjesë zëvendësministri i Bujqësisë, Qazim Qeska,kryeshefi i APK-së, Ahmet Zejnullahu, përfaqësues të Ambasadës së Finlandës në Kosovë, si dhe përfaqësues të zyrës rajonale të FAO-së në Kosovë. /Telegrafi/

Exit mobile version