Ambasada Britanike në Kosovë ka publikuar deklaratën e të dërguarin e posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach.
Siç njoftohet, Peach gjatë takimit me kryeministrin Albin Kurti, ka thënë se veprimi i Qeverisë së Kosovës për të imponuar kryetarët e komunave në ndërtesat komunale me forcë nuk ishte i mençur, duke krijuar pasoja.
“Tani është e nevojshme që të gjitha palët të punojnë për de-përshkallëzimin e situatës”, ka thënë ai.
Peach ka biseduar edhe me homologët në Washington, Bruksel dhe më gjerë, lidhur me situatën në veri.
Sipas tij, është konkluduar se ngjarjet e fundit në veri kanë dëmtuar imazhin ndërkombëtar të Kosovës dhe reputacionin e saj me aleatët.
“Mbretëria e Bashkuar i ka qëndruar Kosovës në kohët më të mira dhe më të këqija, si mike dhe mbështetëse dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë, por veprimet e njëanshme të Kurtit vetëm sa do ta bëjnë këtë më të vështirë”, ka thën Peach, njofton ambasada britanike.