Site icon Telegrafi

PDK e gatshme të bisedojë me opozitën

“Vendit duhet t’i kthehet stabiliteti dhe PDK është e gatshme të ulet në një tavolinë me opozitën për të diskutuar qoftë për reformën elektorale, zgjedhjen e presidentit drejtpërdrejt nga populli, ndryshimet kushtetuese, por edhe për temat e dialogut me Serbinë”, kështu ka thënë nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, në një intervistë në Rubikon, raporton KTV.

Por Hoxhaj ka kërkuar që opozita të distancohet nga dhuna brenda Kuvendit dhe jashtë saj.
Ndërsa për zgjedhjen e presidentit nga populli, Hoxhaj ka thënë se kjo çështje është përtej një partie.

Hoxhaj ka theksuar se vendi ka nevojë për një stabilitet politik dhe, sipas tij, në këtë situatë zgjedhjet e parakohshme janë të papranueshme.

Ai ka insistuar se kryeministri Isa Mustafa do ta përfundojë mandatin e tij qeverisës, pasi që koalicioni është unik.

Përderisa ka thënë se janë të hapur të bisedojnë për marrëveshjet si ajo e demarkacionit, e cila, sipas tij është temë e shpikur.

Exit mobile version