Site icon Telegrafi

PDK e dënon dhunën në shkollat e Gjilanit

Nuk është hera e parë që gjatë qeverisjes së LDK-së, nëpër shkollat e Gjilanit po përdoret dhuna, keqtrajtimet dhe fyerjet si instrument i edukimit ndaj nxënësve. Dhuna e përdorur dje nga drejtori i shkollës fillore “Abdullah Tahiri” ndaj një nxënësi në fshatin Malishevë, sikurse që ka ndodhur edhe në disa raste të tjera, tregon gjendjen e stërkeqe dhe të pakontrolluar në sistemin e Arsimit në shkollat e Gjilanit.

Kështu thuhet në një reagim të Partisë Demokratike të Kosovës në Gjilan, ku theksohet se veprimet e tilla të drejtorit, bien në kundërshtim me Konventën Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijës, Kushtetutën e Republikës së Kosovës, Ligjin për Arsimin Parauniversitar të Republikës së Kosovës, Kodin Penal të Republikës së Kosovës, Rregulloren për Protokollin për Parandalimin dhe Referimin e Dhunës në Institucionet e Arsimit Para-Universitar si dhe rregulloret tjera përkatëse të punës së mësimdhënësve.

“Duke ditur faktin se ishte vet drejtori i Arsimit në komunën e Gjilanit i cili ka përdorur në disa raste dhunë ndaj nxënësve, atëherë nuk mund ti bëhet thirrje një drejtori të paaftë dhe të papërgjegjshëm të Arsimit i tillë çfarë është ai, që të ndërmerr masat disiplinore ndaj atyre që po përdorin dhunën ndaj nxënësve në shkollat e Gjilanit. Dihet edhe fakti tj etër, se komuna e Gjilanit nuk ka kryetar komune dhe nuk ka kush të merret me zgjidhjen e problemeve në Arsim por edhe në fushat tjera ku është krijuar kaos kudo nëpër të gjitha institucionet komunale, duke ua rënduar çdo ditë e më shumë jetën e qytetarëve Gjilanas.Mjet i komunikimit qytetarë në qeverisjen e Lutfi Hazirit është bërë stupci dhe kanuni, fillimisht me rrahje në mes zyrtarëve komunal, pastaj mësimdhënësit mes tyre dhe ndaj nxënësve, tani edhe drejtorët e shkollave ndaj nxënësve. Mirëpo kësaj gjendje po i vjen fundi, sepse Partia Demokratike e Kosovës shumë shpejt do të qeverisë me Gjilanin dhe do të eliminojë dhunën që po ushtrohet ndaj nxënësve kudo nëpër ambientet shkollore, për gjashtë vite të qeverisjes së PDK në Gjilan nuk është ushtruar dhunë”, thuhet në reagim.

Partia Demokratike e Kosovës në Gjilan i bënë thirrje institucioneve të drejtësisë, që në të gjitha rastet e tilla dhunës, të ndë rmerren masat adekuate për të parandaluar dhe ndëshkuar të gjitha veprimet e dhunës, keqtrajtimit dhe fyerjes ndaj nxënësve, por edhe ndaj secilit qytetarë të cilët sot po përballen me dhunën e zyrtareve të ndryshëm komunal, e në veçanti nga zyrtarët arsimor të cilët duhet të ofrojnë dije, kulturë e mirësjellje dhe jo të shërbejnë dhunë ndaj nxënësve.

Exit mobile version