Telegrafi

Payet zbulon sekretin e gjuajtjeve të lira (Video)

Sulmuesi i West Hamit, Dimitri Payet ka zbuluar suksesin e gjuajtjeve të tij të lira. Ai ka thënë se nuk praktikon asnjëherë gjuajtjet e lira.

Ylli francez realizoi një gol mbresëlënës kundër Crystal Palacet. Ai realizoi nga gjuajtjet e lira edhe në ndeshjet kundër Bournemouthit, Blackburnit dhe Manchester Unitedit.

Payet realizoi nga gjuajtja e lirë edhe në ndeshjen e tij të parë me përfaqësuesen e Francës. Ndryshe nga David Beckham që praktikonte vazhdimisht gjuajtjet, francezi 29-vjeçar ka thënë se nuk praktikon gjuajtjet e lira.

“Punova në gjuajtje të lira para këtij sezoni, para se të shënoja kundër Bournemouthit. Që prej atij takimi unë nuk kam stërvitur sepse isha i kënaqur me mënyrën e gjuajtjeve të lira dhe e vazhdoja at teknikë”, ka thënë Payet për Standard.

“Tani gjuaj pak minuta para se të fillojë loja, por isha me fat ndaj Palacet sepse herën e parë gjuajtja shkoi mbi portë”.

https://www.youtube.com/watch?v=WA88eZxS4Ck&nohtml5=False