Pas përfundimit të stinës së verës, tashmë në Kosovë e kryesisht në kryeqytet kanë filluar problemet me ndotjen e ajrit, ani pse temperaturat vazhdojnë të jenë të larta.
Sikurse edhe viteve të kaluara, siç duket edhe këtë vit vlerat e ndotjes së ajrit do të jenë po të njëjtat.
Sot në kryeqytet në orët e mëngjesit, ajri ka qenë shumë i pashëndetshëm, shkruan Telegrafi.
Sipas matësit të vendosur nga Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë, ndotja aktualisht shënon nivelin prej 151 PPM.
Edhe pse viteve të kaluara ka pasur raportime të shumta madje edhe protesta për ndotjen e ajrit, akoma nuk është ndërmarrë asgjë për ta rregulluar këtë problem.
Kujtojmë se jo rrallë herë Prishtina u radhit si qyteti i parë në botë me ndotjen më të madhe. /Telegrafi/