Site icon Telegrafi

Pavard zbarkon në Itali para kalimit te Interi

Benjamin Pavard ka zbritur në Milano dhe tani është vetëm disa formalitete larg kalimit te Interi në një transferim të përhershëm nga Bayern Munich.

Reprezentuesi francez u filmua duke zbritur nga makina e tij, duke bashkëvepruar shkurtimisht me një grup mbështetësish të Nerazzurrëve që ishin mbledhur për ta mirëpritur atë në qytet.

Pavard, i cili kishte një vit të mbetur në kontratën e tij me Bayernin, do të nënshkruajë për Nerazzurrët për një tarifë prej 30 milionë euro plus 2 milionë euro shtesë.

Lexo po ashtu Pavard niset drejt Italisë për të kompletuar kalimin te Interi

Më herët gjatë ditës, 27-vjeçari postoi gjithashtu një foto në storien e tij në instagram teksa po fluturonte drejt Italisë, së bashku me mbishkrimin: “Po vjen Benji Interista”.

Pavard do t’i nënshtrohet testeve mjekësore të mërkurën me qëllim që ai të jetë në dispozicion të Simone Inzaghit për ndeshjen e radhës të Interit në ligë kundër Fiorentinës të shtunën. /Telegrafi/

Exit mobile version