Site icon Telegrafi

Paul Scholes parashikon çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e Ligës së Kampionëve – shpall fituesin e tij

Paul Scholes ka bërë parashikimin për Ligën e Kampionëve nga çerekfinalet, deri në finale.

Legjenda e Manchester United ka publikuar një video në rrjetet sociale, duke dhënë mendimin e tij për tre raundet e mbetura në Ligën e Kampionëve.

Në ndeshjen mes Real Madridit dhe Arsenalit, Scholes i sheh në gjysmëfinale Los Blancos.

Po në atë krah, Paris Saint-Germain përballet me Aston Villan dhe sipas tij parisienët kalojnë tutje.

Kjo i bije që në gjysmëfinale do të përballen Real Madridi me PSG-në, ndërsa këta të fundit kalojnë në finale.

Në krahun tjetër, Barcelona do ta eliminonte Dortmundin dhe Interi, Bayern Munichun – për të kaluar në gjysmëfinale.

Nerazzurët eliminojnë Blaugranasit në gjysmëfinale, për të kaluar në finale, aty ku përballen me PSG-në.

Sipas Scholes, fitues i këtij edicioni dhe formati të ri të Ligës së Kampionëve është Interi. /Telegrafi/

Exit mobile version