Site icon Telegrafi

“Patetik dhe i turpshëm’, Shearer kritikon Immobilen rreth simulimit ndaj Belgjikës

Ish-sulmuesi i Anglisë, Alan Shearer nuk ishte i impresionuar nga sulmuesi italian, Ciro Immobile, që rrotullohej rreth zonës së penalltisë pak para golit hapës të Nicolo Barella, gol të cilin më pas u ngrit dhe e festoi me bashkëlojtarët.

Immobile u rrëzua në zonën e penalltisë me dhimbje pak para se mesfushori i Interit të zhbllokojë rezultatin kundër Belgjikës në çerekfinalen e Euro 2020 mbrëmë (e premte).

Sulmuesi i Italisë dhe Lazios apeloi për një penallti, duke u rrotulluar përreth tokës brenda zonës, por bëri rikuperimin më të shpejtë ndonjëherë pasi shoku i tij i skuadrës dribloi një mbrojtës të Belgjikës dhe shënoi për epërsinë 1-0.

Në atë moment, ai u ngrit për të festuar me shokët e tij të skuadrës dhe videoja është bërë virale në mediat sociale.

Lexo po ashtu Simulimi i shëmtuar i Immobiles: Bie në tokë, por ngritet pas vetëm disa sekondash në golin e Barellas

Sidoqoftë, Shearer nuk u impresionua nga sjellja e 31-vjeçarit dhe ‘goditi’ me kritika Immobiles duke e quajtur ‘patetik dhe të turpshëm’.

“Unë madje nuk dua të qesh me këtë, sepse kjo është patetike”, ka thënë fillimisht Shearer për BBC.

“Ju mund ta shihni atë madje duke parë pak gjyqtarin para se ai të ishte në tokë. Është në mënyrë të turpshme!”, përfundoi anglezi.

Më vonë, Andrea Belotti zëvendësoi Immobilen në pjesën e dytë. Sulmuesi i Lazios ka dy gola në katër paraqitje në Euro 2020. /Telegrafi/

Exit mobile version