Site icon Telegrafi

“Patericë e Kurtit” – “Hajvan, mashtrues”, eskalon debati në studio mes Mehmetajt e Berishës

Përplasje e ashpër pati mes gazetarit Lirim Mehmetajt e deputetit të PDK-së, Hisen Berisha.

Mehmetajt fillimisht e kritikoi PDK-në, duke e cilësuar si patericë të Albin Kurtit sepse sipas tij janë nënshtuar “komplet tek ai”.

Sipas tij, Kurti do ta shfrytëzojë PDK-në dhe do “ta hedhë si leckë”.

“PDK nuk është kjo parti, ju se dini për çka qëndroni, ju jeni paterica të Kurtit, ju keni nënshtru komplet, një tradhtari të kombit ju keni nënshtru komplet. Sot kush e bën dallimin mes VV e PDK nuk e ka mirë, dallimi  nuk ekziston, ju jeni me të, ka me ju shfrytëzu, ka me ju gju si lecka. Jeni futë nën ombrellën e tij, ju ish-bashkëpunëtorët e kurtit mu dok si kundërshtar të tij”, tha Mehmetaj.

Kjo s’i pëlqeu fare Hisen Berishës, i cili e ofendoi Mehmetajn, duke i thënë se sa para ka marrë që të flasë kështu.

Mehmetaj insistoi që Berisha t’i tregojë provat për atë që tha Berisha, por deputeti nuk pranoi të flasë më shumë për të.

Po ashtu, Berisha nuk u ndalë me ofendime, duke e quajtur gazetarin Mehmetaj “hajvan”.

Përgjigja e Mehmetajt ishte “vetëm mosha juaj po më ndalë”. U desht të reagojë moderatori i “Debat Plus”, që gjakrat të ftohen. /Dukagjini/.

Exit mobile version