Telegrafi

Pastore arrin në Romë, nesër testet mjekësore dhe nënshkrimi

Ylli argjentinas, Javier Pastore ka mbërritur në mbrëmjen e sotme (e hënë) në kryeqytetin italian, Romë.

Pastore ka arritur në aeroportin Ciampino të Romës, përpara se të bëjë zyrtare lëvizjen e tij nga Paris Saint-Germain tek Giallorossët.

Mesfushori argjentinas ka rënë dakord të bashkohet me klubin italian para disa ditësh, teksa tani largimin e tij e ka pranuar tani edhe PSG.

Marrëveshja mes dy klubeve thuhet se është arritur në bazën e 20 milionë eurove plus bonuse, dhe argjentinas tashmë ka mbërritur në Itali këtë mbrëmje, ku është pritur ngrohtë nga shumë tifozë, të cilat kanë pranuar edhe autografe.

 

Ish-lojtari i Palermos do të bëjë testet e tij mjekësore në klinikën Villa Stuart nesër (e martë) në mëngjes, përpara se të nënshkruaj zyrtarisht kontratën e tij.

 

Pastore arrin si zëvendësi i Radja Nainggolan, i cili ka vendosur të bashkohet me Interin për një shifër prej 24 milionë eurosh.

Përveç kësaj shifre, Roma ka përfituar edhe shërbimet e Nicolo Zaniolo dhe Davide Santon si vijnë si pjesë e marrëveshjes.

Roma tashmë ka transferuar edhe futbollistë tjerë si Bryan Cristante, Justin Kluivert, Ante Coric dhe Ivan Marcano. /Telegrafi/

https://twitter.com/IFTVofficial/status/1011287860677312517