Prej sot (1 qershor) edhe zyrtarisht kemi filluar rikthimin e furishëm drejt normalitetit.
Ndonëse KFC Kosova ka qenë afër konsumatorëve edhe gjatë pandemisë përmes shërbimit ‘Delivery’ dhe porosive online, sot KFC Kosova ka njoftuar se i ka hapur të gjitha pikat e veta dhe janë duke funksionuar me kapacitet të plotë në çdo qytet ku është prezent.
Pra nga sot, ju do të mund t’i shijoni ushqimet e pa rezistueshme të KFC-së në të gjitha pikat e veta, Drive Thru dhe Delivery.
Kjo vlen edhe për KFC Albi Mall dhe KFC Royal Mall.
Sa i përket orarit të punës, KFC Kosova do të punojë prej orës 10:00 deri në ora 21:00.
Sidoqoftë, ju mund të bëni edhe porosi online përmes aplikacionit KFC Kosova për Android dhe iOS deri në ora 23:00.
Përndryshe, KFC vazhdimisht sterilizohet dhe pastrohet. Madje, ky standard është rutinë ditore në restorantet e KFC dhe ka qenë prezent edhe para fillimit të pandemisë COVID-19.
Me pastërti dhe higjienë maksimale, KFC Kosova prej sot i hap të gjitha pikat me kapacitet të plotë!