Përbërësit:
▪ 250 g pasta
▪ 100 g gjalpë
▪ një lugë e vogël e lëvoreve të grira në rende
▪ 50 ml lëng limoni
▪ kripë, piper, borzilok i freskët
▪ djathë
▪ kaçkavall
Përgatitja:
Zieni pastën në ujë të njelmët mjaft të ngrohtë, mirëpo lëreni të mbetet pak e fortë, sepse zierjen do ta përfundoni në salcë.
Gjatë asaj kohe, në një tigan të thellë qitni gjalpin, lëvoren dhe lëngun e limonit dhe lërini që gjalpi të shkrihet në temperaturë mesatare.
Pastën kullojeni, mirëpo ruajeni një filxhan lëngu në të cilin do ta zieni.
Shtoni në tigan gjysmën e lëngut që e keni ndarë në filxhan, qitni kripë dhe piper sipas shijes dhe zieni ngadalë derisa të bëhet plotësisht e gatshme. Qitni lëngun sipas nevojës.
Pastën menjëherë servojeni në pjata, qitni sipër fletë pekorine dhe dekorojeni me fletë borziloku. /Telegrafi/