Site icon Telegrafi

Pasojat e tërmetit të fuqishëm që goditi Tajvanin, gjithçka shkundet brenda kafiterisë – pamjet amatore tregojnë momentin kritik

Ky është momenti dramatik kur një tërmet me fuqi 6 magnitudë godet Tajvanin.

Pamjet amatore brenda një kafiterie, shfaq klientët që mbesin të habitur kur brenda lokalit gjithçka fillon të dridhet, transmeton Telegrafi.

Në një moment tjetër, punonjësi i një marketi pastron dyshemenë, që është mbushur me lëngje të ndryshme që u thyen pasi ranë nga raftet.

Epiqendra e tërmetit ishte 10 kilometra në veri të Yujing, kurse një fëmijë ka përfunduar në spital pasi u shpëtua nga zjarrfikësit në një shtëpi të shembur në Nanxi.

Të paktën 27 persona janë lënduar, që shkaktoi të çara nëpër shtëpi dhe detyroi autoritetet të evakuojnë lagje të tëra. /Telegrafi/

Exit mobile version