Një ndërtesë tetë-katëshe është shembur në Goda Chowki në Himachal Pradesh të Indisë.
Për fat të mirë nuk ka të lënduar apo të vdekur, pasi banorët ishin evakuuar me kohë, transmeton Telegrafi.
Autoritetet lokale e kishin cilësuar si të pasigurtë për banim, si pasojë e rrëshqitjes së dheut dhe për këtë kishte evakuar banorët.
Pas reshjeve të pandërprera për afro dy javë, ka bërë që në këtë zonë të ketë rrëshqitje dheu, e banorët janë dërguar në zona më të sigurta.
Pamjet e publikuara më poshtë shfaqin momentin rrëqethës, kur ndërtesa tetë-katëshe shembet për pak sekonda dhe zhduket nga faqja e dheut sikur të mos kishte ekzistuar kurrë më parë. /Telegrafi/
#HimachalPradesh: An eight storey building collapsed at Kachi Ghati in #Shimla. No one was injured and no loss of life reported as the administration had vacated the building in advance. pic.twitter.com/89ouLZdTLN
— TOIChandigarh (@TOIChandigarh) September 30, 2021
An eight story building collapsed at #Kachighati in #Shimla. No one was injured and no loss of life reported as the administration had vacated the building in advance.@timesofindia pic.twitter.com/ZCUbBtVMQh
— Rajinder S Nagarkoti रजिन्दर सिंह नगरकोटी (@nagarkoti) September 30, 2021