Kryeministrit Ramush Haradinaj i kushtoi mjaft shumë iniciativa për rrëzimin e Gjykatës Speciale, sa edhe nuk iu dha viza për një vizitë në Amerikë.
Por deklarimi publik se është tërhequr nga mbështetja për shfuqizimin e Speciales ka bërë që kryeministrit t’i ‘hapen rrugët’ për marrëdhënie të mira me ndërkombëtarët, shkruan gazetametro.
Pasi sot mori një lajm të mirë se Britania e Madhe ia ka aprovuar kërkesën për vizë, Haradinajt iu mundësua edhe të mbajë takime.
Kjo pasi për nesër është paraparë që Haradinaj ta pres në zyrën e tij kongresmenin amerikan, Steven Palazzo, i cili takim do të mbahet në orën 14:45 në Qeveri.
Sidoqoftë, marrëdhëniet që tani po vendosen në binarë, ishin përkeqësuar pasi Haradinaj natën e 22 dhjetorit iu bashkëngjit iniciativës për rrëzimin e Gjykatës Speciale, e cila gjë më pas ngjalli reagimin e ashpër të ndërkombëtarëve, sidomos ambasadorit amerikan Greg Delawie.
Ndryshe, heqje dorë nga iniciativa e cila u kundërshtua nga të gjithë nuk bëri vetëm Haradinaj. I pari ishte kryeparlamentari Kadri Veseli e sot këtë gjë e pranoi edhe presidenti Hashim Thaçi.