Telegrafi

Pasi u ndalua shitja e alkoolit, shpërthyen shakatë në rrjetet sociale për t’i futur pijet tinëz në stadiume

Në formë shakaje, tifozët e Anglisë nxorën ide gazmore për të futur tinëz pijet alkoolike në ndeshjet e Kupës së Botës.

Katari, shteti nikoqir i Kampionatit Botëror, njoftoi ditë më parë se do të ndalojë shitjet e alkoolit në të gjitha stadiumet, transmeton Telegrafi.

Lidhur me këtë, shakatë pushtuan rrjetet sociale mbi atë se si tifozët mund t’i futin tinëz pijet alkoolike në stadium.

Një nga to që u bë virale ishte edhe mbulimi i kanaçes së birrës me shtresë të Coca-Cola-s.

Një tjetër, ide ishte mbushja e një pakete hidratimi me pije alkoolike.

Një tifoz tjetër në formë shakaje sugjeroi që të mbushet një shalqi me vodka.

Siç raportohet, lokacioni i vetëm zyrtar i Kupës së Botës ku tifozët mund të pinë do të jetë Fan Festival në qendrën e qytetit të Doha-s – ku shitet vetëm pija Budweiser.

Alkooli nuk është ilegal në Katar, por të jesh i dehur në publik konsiderohet krim – dhe nuk ka tolerancë për pirjen e alkoolit në rrugë.