Site icon Telegrafi

Pasi ta lexoni këtë, ASNJËHERË më NUK do të KËRKONI FALJE

Shprehia e të kërkuarit falje shpesh bën që vet fjala ta humbë esencën e vërtetë. Njerëzit kërkojnë falje pa u ndjerë keq në të vërtetë, por e bëjnë këtë vetëm për t’u pranuar në rrethet shoqërore, apo thjesht për t’i mbajtur të gjithë të lumtur.

Megjithatë, disa njerëz duhet ta kuptojnë që nuk është përgjegjësi e tyre e vetme ta mbajnë botën të lumtur. Nëse dikujt nuk i pëlqen të dal me ty, kjo nuk do të thotë se ju i keni fajet. Prandaj, ndaloni së fajësuari veten për çdo gabim që ndodh rreth jush, transmeton Telegrafi.

Kërkimi i faljes do të thotë se ju jeni pishman për veprimet tuaja dhe se do të bëni çmos për ta riparuar dëmin që e keni shkaktuar nga veprimet tuaja. Nëse kërkoni falje kjo do t’jua heq disa gjëra thelbësore të çdo njeriu, si:

Respekti

Mënyra se si e shikoni veten e definon mënyrën se si tjerët të perceptojnë. Nëse keni shprehi të kërkoni falje për gjërat më të vogla, kjo do të thotë se nuk i përfillni veprimet tuaja. Prandaj, kërkimet e panevojshme të faljes ndikojnë në respektin tuaj dhe bëjnë që tjerët të kenë mundësi të të fajësojnë për gabimet e tyre.

Vetëbesimi

Nëse kërkoni falje vazhdimisht do të humbni vetëbesimin. Nëse shefi ju tregon për të metat në punën tuaj, kjo nuk do të thotë se e keni zhgënjyer atë, por një kërkim i panevojshëm i faljes vetëm sa do t’ju bëj të paraqiteni si të tillë.

Besueshmëria

Shprehja “më fal” apo “më vjen keq” është shpikje e rëndësishme për njerëzimin, prandaj përdoreni me mençuri.

Aq më shumë që kërkoni falje, aq më shumë njerëzit do e humbasin besimin që kanë në ty. Në momentin që e humbni besueshmërinë, çdo fjalë e juaja do ta humbë vlerën e vet. /Telegrafi/

Exit mobile version