Site icon Telegrafi

Pasi bëri publike lidhjen me biznesmenin shqiptar, fëmijët e Diola Dostit zbulojnë se si e pritën lajmin

Ish-banorja e njohur e “Big Brother Vip Albania 2”, Diola Dosti, ka hapur një kapitull të ri në jetën e saj personale.

Pas një periudhe spekulimesh dhe zërash, Diola ka konfirmuar zyrtarisht romancën e saj të re me biznesmenin shqiptar, Erolld Belegu.

Lajmi për lidhjen e tyre u bë i ditur përmes disa fotografive të ndara nga çifti në rrjetet e tyre sociale, ku të dy shfaqen bashkë, duke shkëmbyer momente të ëmbla.

Më e rëndësishmja, kjo lajmërim ka marrë miratimin e veçantë nga anëtarët më të rinj të familjes së Diolës.

Bleza, njëra nga vajzat e Diolës, ka shprehur publikisht lumturinë e saj për këtë lidhje të re.

Ajo ka ndarë në profilin e saj në Instagram një fotografi të ngrohtë të nënës së saj dhe të Belegut, duke nënvizuar mirëqenien që ndien për faktin se nëna e saj ka gjetur dashurinë pas ndarjes nga babai i saj. /Telegrafi/

Foto: Diola Dosti/Instagram
Foto: Diola Dosti/Instagram
Exit mobile version