Autoritetet ukrainase kanë publikuar një fotografi, ku shihet një copë shrapneli që ka ngecur brenda kornizës së pasaportës ukrainase të një adoleshenti.
Ministri i Jashtëm ukrainas që shpërndau imazhin, ka thënë se dokumenti i udhëtimit i shpëtoi jetën adoleshentit, i cili u lëndua nga copa e raketës në Mariupol në juglindje të Ukrainës, transmeton Telegrafi.
Madje ministri ukrainas, shtoi se djaloshi i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik për t’i shpëtuar vdekjes.
Bëhet fjalë për një djalë 16-vjeç nga Mariupoli i Ukrainës, të cilit pasaporta ia shpëtoi jetën sot. /Telegrafi/