Ky është momenti dramatike kur pasagjeri i një aeroplani të aviokompanisë Ryanair godet me shuplakë stjuardesin, para se të goditej me grusht në hundë nga një pasagjer tjetër që ndërhyri.
Pamjet amatore shfaqin pasagjerët në bord që po udhëtonin nga Liverpooli në drejtim të Tenerife, ku njëri prej turistëve fillon të grindet me stafin, duke detyruar pilotin të bëjë ulje emergjente, transmeton Telegrafi.
Stjuardesi shihet kur goditet nga një pasagjer dhe më pas ndërhyn një tjetër që e godet grusht agresorin – duke krijuar një situatë kaotike.
Me të ateruar në aeroport, policia ka arrestuar sulmuesin, kurse aviokompania ia ka ndaluar udhëtimin me ta burrit që shkaktoi probleme brenda fluturakes. Megjithatë mbetet i paqartë motivi i këtij sulmi.
Në anën tjetër nuk dihet nëse stjuardesi ka pësuar lëndime të rënda, ndërsa gjithashtu nuk dihet asgjë për burrin që goditi agresorin me grusht. /Telegrafi/