Ronald Koeman është prezantuar si përzgjedhës i ri i Holandës gjatë ditës së hënë.
59-vjeçari do t’i drejtojë Tulipanët për herë të dytë, pasi ishte trajner i përfaqësueses gjatë viteve 2018-2020 duke rivitalizuar ekipin dhe duke e kualifikuar në ‘Euro 2020’ dhe luajti në finale të Ligës së Kombeve, ku pësoi nga Portugalia.
Ai ka qenë pa punë prej se u largua nga Barcelona në vitin 2021, ndërsa në konferencën për shtyp ka konfirmuar se do t’i kthehet sistemit me katër mbrojtës.
Koeman zë vendin e Louis van Gaal dhe e ka bërë të qartë se do t’i bëjë gjërat ndryshe në krahasim me paraardhësin e tij.
Një prej tyre është formacioni. Përzgjedhësi paraprak ka luajtur me tre ose pesë mbrojtës, derisa trajneri i ri ka thënë se do t’i kthehet sistemit të mëparshëm me katër mbrojtës.
Si futbollist, Koeman konsiderohet ndër lojtarët më të mëdhenj që ka prodhuar Holanda dhe në rolin e mbrojtësit e ka përfaqësuar vendin e tij 78 herë duke shënuar 14 gola.
Time for new Oranje memories! ✨#NothingLikeOranje pic.twitter.com/IKJHUTVaud
— OnsOranje (@OnsOranje) January 23, 2023
Ai ka fituar gjithçka si lojtar i Barcelonës, ndërsa me Holandën ka qenë fitues i Kampionatit Evropian të vitit 1988. /Telegrafi/
Signed! ✍️
Welcome back, @RonaldKoeman! 🧡#NothingLikeOranje pic.twitter.com/yJEiyD2yTN
— OnsOranje (@OnsOranje) January 23, 2023