Një stuhi e fortë e shoqëruar me erëra, shi dhe bubullima ka goditur Serbinë, sidomos kryeqytetin, Beogradin.
Sipas mediave serbe, përcjell Telegrafi, veçanërisht nga kjo stuhi është goditur Banovo Brdo dhe në këtë pjesë të kryeqytetit serb nuk ka energji elektrike.
Dhe ndërkohë janë publikuar pamje të cilat tregojnë gjendjen atje.
Siç bëhet e ditur më tej, një erë e fortë “fshiu gjithçka përpara” dhe filloi të bjerë shi.
Përveç bubullimave dhe shiut, qyteti thuhet se u errësua për një orë.
https://twitter.com/Niko50714468/status/1681726831957819406?s=20
Stuhia në Beograd vjen pas raportimeve të një stuhie të fuqishme në Zagreb të Kroacisë. /Telegrafi/