Site icon Telegrafi

Pas vrasjes së 4 personave në Velipojë, policia zbarkon në plazhe

Çështja e ndarjes së plazheve për shfrytëzim gjatë sezonit turistik është një ndër problematikat kryesore të këtij fillimsezoni, gjë që kulmoi me një konflikt të armatosur në zonën e Velipojës që përfundoi me 4 viktima.

Ditën e mërkurë, policia ka zbarkuar në plazhet kryesore në Durrës, Zvërnec dhe Velipojë për të verifikuar dokumentacionin e personave që shfrytëzojnë plazhet.

Dokumentacioni po verifikohet një më një dhe për personat që operojnë pa leje do të ketë sanksione dhe bllokim të shtretërve të plazhit.

Lexo po ashtu Dalin pamjet e djegies së 60 shtretërve të plazhit në Dhërmi

Problematika për ndarjen e plazheve këtë vit lindi pasi Ministria e Turizmit vendosi që aplikimi të bëhet online përmes portalit e-Albania, por kjo procedurë ka shkaktuar vonesa ndonëse sezoni turistik ka nisur. /A2News/

Exit mobile version