Gjatë mbrëmjes së kaluar, i dyshuari Aco Martinoviq, ka vrarë 12 persona, duke përfshirë edhe dy fëmijë në Cetinje të Malit të Zi. Në fund, ai ia ka marr jetën edhe vetvetes.
Tetëdhjetë plumba janë gjetur në xhepat e Aco Martinoviqit pas konfirmimit të vdekjes së tij.
Përveç municionit të gjetur në xhepa, në karikatorin e pistoletës i janë gjetur edhe disa fishekë të kalibrit 9 mm.
Martinoviq dyshohet se ka plagosur edhe katër persona të tjerë, shkruan vijesti.me.
Ai krimin e ka kryer në gjashtë lokacione të ndryshme të qytetit të Cetinjes ndërsa paraprakisht ishte përleshur me disa prej viktimave në një kafene.
Ndryshe, autoritetet malazeze do të shqyrtojnë të gjitha opsionet për të parandaluar incidente të mëtejshme të lidhura me armët, duke përfshirë ndalimin e armëve në mbarë vendin. /Telegrafi/