SHBA-ja thotë se ka shkatërruar gjashtë raketa lundrimi (kundër anijeve) në zonat e kontrolluara nga Houthi në Jemen.
Sipas Komandës Qendrore amerikane këto raketa paraqisnin një kërcënim të menjëhershëm për anijet e marinës amerikane në rajon, transmeton Telegrafi.
Autoritetet amerikane thanë gjithashtu se sulmet e “vetëmbrojtjes” u kryen rreth orës 19:20 me kohë lokale.
“Ky veprim do të mbrojë lirinë e lundrimit dhe do t’i bëjë ujërat ndërkombëtare më të sigurta për marinën amerikane dhe anijet tregtare”, deklaruan ata.
Sulmet e fundit në Jemen vijnë menjëherë pas atyre që u kryen të premten në Siri dhe Irak, ku SHBA-ja vuri në cak grupet militante të kontrolluara nga Irani.
SHBA-ja sulmoi këto grupe pas sulmit të fundit në bazën ushtarake në Jordani ku e pësuan për vdekje tre ushtarë amerikanë. /Telegrafi/