Nga shpërthimi i një bombole gazi në fshatin Ratkoc të Rahovecit, 11 persona në total kanë kërkuar ndihmë në Spitalin e Gjakovës.
Kjo është bërë e ditur për Telegrafin nga zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Lirije Podrimaj.
Nga gjithë të lënduarit, katër prej tyre janë duke vazhduar të trajtohen në spital.
Ajo ka bërë të ditur se të gjithë janë jashtë rrezikut për jetën.
“Janë 11 persona të lënduar që kanë kërkuar ndihmë në spitalin rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë. Katër prej tyre janë hospitalizuar ndërsa të tjerët pas marrjes së tretmanit mjekësor janë liruar për në shtëpi. Edhe katër personat e hospitalizuar janë jashtë rrezikut për jetë sipas personelit mjekësor”, tha zëdhënësja Podrimaj.
Një rast i ngjashëm kishte ndodhur edhe mbrëmë në lagjen “Mati 1” në Prishtinë, por ku nuk kishte pasur të lënduar. /Telegrafi/