Site icon Telegrafi

Pas shpalljes së rezultateve përfundimtare, PZAP ka pranuar gjashtë ankesa nga subjektet politike

Pas shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit disa subjekte politike kanë dërguar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) disa ankesa.

Në një përgjigje dërguar Telegrafit nga PZAP kanë treguar se deri më sot kanë pranuar gjashtë ankesa.

Sipas tyre, tri ankesa i kanë pranuar nga një kandidat i subjektit politik PDK, një ankesë nga subjekti politik PDAK-LPB dhe dy ankesa nga subjekti politik LVV-së.

Lexo po ashtu Shpallja e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve, PDK dorëzon tri ankesa në PZAP

“PZAP  – i në lidhje me rezultatet përfundimtare të shpallura nga KQZ ka pranuar gjashtë ankesa, tre ankesa nga një kandidat i subjektit politik PDK, një ankesë nga subjekti politik PDAK- LPB, dy ankesa nga subjekti politik LVV. Lidhur me keto ankesa PZAP-i do të vendosë brenda afatit të paraparë ligjor”, thuhet në përgjigjen dërguar Telegrafit.

Ndryshe nga PZAP kanë bërë të ditur se afati për parashtrim të ankesave, ka përfunduar pasditen e së hënës në orën 17:00. /Telegrafi/

Exit mobile version