Gjiganti spanjoll Real Madridi ka arritur marrëveshje me Ferland Mendy për rinovimin e kontratës, sipas së cilës ai do të mbetet pjesë e ‘Los Blancos’ deri në vitin 2027.
Reprezentuesi francez u transferua në Spanjë nga Lyoni në vitin 2019 dhe deri më tani ka bërë 175 paraqitje për skuadrën duke fituar dy tituj të Ligës së Kampionëve dhe tre të La Ligas.
Tani, Marca ka raportuar se të dyja palët kanë arritur marrëveshje për t’u siguruar që Mendy do të vazhdojë të veshë fanellën e bardhë të Real Madridit përtej kontratës së tij ekzistuese, e cila skadon në qershor të vitit të ardhshëm.
Negociatat kishin vazhduar pothuajse gjatë tërë verës, kur Mendy ishte duke garuar në Euro 2024 në Gjermani me kombëtaren e Francës.
⚪️🇫🇷 Real Madrid and Ferland Mendy, together until June 2027. ⤵️ https://t.co/0a4hsRf0F9
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) September 16, 2024
Rol kyç në rinovimin e kontratës së tij ka luajtur trajneri Carlo Ancelotti i cili ka nënvizuar rëndësinë që ka mbrojtësi i majtë në sistemin e tij të lojës.
Ka pasur shumë spekulime që e lidhnin Real Madridin me një transferim të mundshëm të Alphonso Davies, por 29-vjeçari Mendy ka dëshmuar edhe një herë tjetër se ka besimin e plotë të teknikut italian.
Gjatë këtyre viteve Mendy ka pasur si konkurrencë lojtarë si Miguel Gutierrez dhe Fran Garcia por që asnjëri prej tyre nuk ka dëshmuar të jetë më i mirë se francezi./Telegrafi/