Site icon Telegrafi

Pas rastit të parë me COVID-19 në Junik, vet izolohen pesë familje

Gjatë ditës së djeshme në Junik është paraqitur rasti i parë me coronavirus në Junik.

Kryetari i komunës, Agron Kuçi thotë për RTV Dukagjinin se rasti është importuar nga Prishtina.

“I prekuri kishte takim në Prishtinë dhe tashmë ai është izoluar bashkë me familjarët e tij”, tha ai, përcjell Telegrafi.

I pari i Junikut thotë se edhe pesë familje tjera që kanë pasur kontakt me personin e infektuar janë izoluar.

Ai thotë se nuk duhet të ketë panik por sipas tij qytetarët që kanë pasur kontakte me personin e infektuar të vet izolohen.

Kuçi thotë se pas paraqitjes së rastit të parë ka pasur një reflektim edhe në rrugët e Junikut ku qytetarët kanë qenë më vigjilentë./Telegrafi/

Exit mobile version