Laburistët pritet të korrin fitore në zgjedhjet e përgjithshme britanike, duke mundur Partinë Konservatore që ka qenë në pushtet që nga viti 2010.
Laburistët parashikohet të fitojnë 410 vende, duke i dhënë Sir Keir Starmer një shumicë prej 170 vendesh, sipas sondazhit nga Ipsos UK për Sky News, BBC dhe ITV News.
Tashmë ka reaguar edhe pretenduesi i postit të kryeministrit të Britanisë së Madhe, Starmer, i cili ka falënderuar votuesit për besimin.
To everyone who has campaigned for Labour in this election, to everyone who voted for us and put their trust in our changed Labour Party – thank you. https://t.co/q6yDNPnAbo
— Keir Starmer (@Keir_Starmer) July 4, 2024
“Për të gjithë ata që kanë bërë fushatë për Laburistët në këto zgjedhje, për të gjithë ata që votuan për ne dhe besuan në Partinë tonë të ndryshuar të Punës – faleminderit”, ka shkruar ai në llogarinë personale në platformën X.
Pavarësisht se laburistët ka të ngjarë të kenë siguruar një fitore dërrmuese, shumica e tyre përfundimtare prej 170 mund të jetë nëntë më pak se ajo që u arrit nga Tony Blair në vitin 1997.
Pjesa e votave dhe numri i vendeve të partisë konservatore mund të jenë më të ulëtat në historinë e partisë.
Rezultatet e plota të Exit Poll:
Laburistët: 410
Konservatorët: 131
Liberal Demokratët: 61
Reforma: 13
SNP: 10
Plaid Cymru: 4
Partia e Gjelbër: 2
Të tjera: 19 /Telegrafi/