Telegrafi

Pas prurjeve të reja, Kompany po punon me largimet – ylli i Bayernit nuk bën pjesë në planet e tij

Bayern Munich po synon që ta shkurtojë numrin e pjesëtarëve të ekipit. Së bashku me largimet e përhershme, Bayerni po ashtu ka për qëllim që t’i largojë në formë huazimi disa lojtarë që nuk do të luajnë rregullisht sezonin e ardhshëm.

Njëri prej këtyre emrave mund të jetë Bryan Zaragoza, i cili sipas të gjitha gjasave do të bëhet me ekip të ri këtë verë.

Sipas Sky Sports Germany, drejtuesit e Bayernit i kanë bërë me dije Zaragozas së një lëvizje në formë huazimi do t’i sillte përfitime të mëdha atij, pasi me gjasë nuk do të ketë minuta në Munich.

Valencia dhe Girona janë dy ekipet e interesuara për shërbimet e Zaragozas, me spanjollin i cili mund të largohet nga bavarezët si huazim, pa opsionin e blerjes.

Zaragoza duroi një fillim të vështirë të jetës në Gjermani pasi kompletoi transferimin gjatë afatit kalimtar të janarit.

Ai pritej që t’i bashkohej gjigantit gjerman këtë verë, por një lëndim serioz i Kingsley Coman detyroi drejtuesit e klubit që ta sjellin atë menjëherë në Gjermani.

A ka Zaragoza një të ardhme afatgjatë tek Bayerni?

Bayerni e ka përforcuar sulmin këtë verë duke nënshkruar me Michael Olise nga Crystal Palace. Pasi asnjë sulmues nuk është larguar deri më tani, ka një konkurrencë të ashpër për Zaragozën që të marr minuta.

Duke pasur parasysh se Bayerni po synon t’i gjejë atij një ekip të ri, ka shumë pak gjasa që Zaragoza të ketë një të ardhme afatgjatë tek bavarezët.

Opsioni më i mirë për të do të ishte të paktën huazimi tek një klub në Bundesliga dhe jo në Spanjë, pasi në këtë mënyrë do të ambientohej më mirë me ligën./Telegrafi/