Site icon Telegrafi

Pas PayPal, kriptovalutën Libra e braktis edhe Visa e MasterCard

Kriptovaluta Libra duket se është e destinuar që të dështojë, ende pa u krijuar.

Pas PayPal një javë më parë, e më pas Ebay, Stripe, Mercado Pago, Tani edhe Visa e MasterCcard kanë braktisur tërësisht projektin për të krijuar një monedhë dixhitale botërore.

Eksodi i fundit e ka lënë Libran të vetme dhe pa asnjë partner ndër kompanitë e pagesave. Partnerët e vetëm të mbetur të kompanisë janë Lyft dhe Vodafone, por që nuk janë të specializuara në pagesa.

“Visa ka vendosur që mos të bashkohet Libra-s kësaj here”, thuhet në njoftimin e gjigantit të pagesave.

Kreu i projektit të Libras, pranon se në terma afat-gjatë ky nuk është aspak një lajm i mirë.

Lexo po ashtu PayPal tërhiqet nga projekti i kriptovalutës Libra

“Ne jemi të fokusuar të shkojmë përpara”, nënvizon ai.

Facebook parashikon që të lëshojnë kriptovalutën në muajin qershor të vitit të ardhshëm në bashkëpunim edhe me partnerët e tjerë, të cilët për momentin duket se janë tkurrur ndjeshëm.

Gjatë muajit të kaluar, Franca dhe Gjermania kërkuan të ndalojnë Libran së operuari në Evropë.

Kreu i Rezervës Federale, Jerome Powell ndërkohë, deklaroi se Libra nuk mund të jetë një realitet pa u adresuar çështjet serioze të sigurisë që lidhen me të.

Vendimi i kompanive si Visa, MasterCard apo Stripe për t’u tërhequr nga projekti duket se lidhet me lobimin e fuqishëm të disa senatorëve amerikanë. /Telegrafi/

Exit mobile version