Site icon Telegrafi

Pas një viti me tensione, nis sot sesioni i ri parlamentar në Kuvendin e Shqipërisë

Nis sot sesioni i ri parlamentar i Kuvendin e Shqipëri, i cili në dhjetor u mbyll me tensione mes opozitës dhe maxhorancës.

Seanca do të nisë pasdite në orën 17:00, ku sipas rendit të ditës të publikuar nga Parlamenti në hapjen e punimeve të 6-të të legjislaturës së dhjetë, janë parashikuar vetëm dekretet e presidentit të Republikës për shkarkim dhe emërim ministrash, vendime të marra nga kryeministri Rama më herët.

Bëhet fjalë për shkarkimin e Elva Margaritit si ministre kulture, riemërimin e Ervin Metes vetëm në ministrinë e Financave dhe Blendi Gonxhe bëhet ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Seanca e parë për 2024-n nis me një rregullore të re disiplinore me përjashtim deri në 60 ditë.

Deputetët lanë pas një vit të tensionuar mes kaosit, tymit e flakadanëve dhe nismave ligjore që kërkojnë shumicë të cilësuar prej 84 votash, siç janë amnistia penale dhe reforma zgjedhore.

Por kryeministri Rama tha se mungesa e 84 votave nuk janë kusht për reformat dhe se socialistët do ta gjejnë një alternativë për të ligjet me shumicë të cilësuar. /Telegrafi/

Exit mobile version