Site icon Telegrafi

Pas një sërë kritikash, Leonardo DiCaprio premton një donacion prej një milion dollarësh për të luftuar zjarret në Los Angeles

Leonardo DiCaprio (Foto: EPA-EFE)

Pas shumë kritikave për shkak se ai iku në Meksikë me një avion privat, Leonardo DiCaprio premtoi të dhurojë një milion dollarë (970,000 euro)  për organizatat që ndihmojnë në luftimin e zjarreve që përfshiu Los Angelesin.

Gjegjësisht, aktori 50-vjeçar përmes profilit të tij në Instagram ka bërë të ditur se do të ndajë një donacion për zjarrfikësit, por edhe për të gjithë ata që kanë mbetur pa shtëpi.

“Zjarret në Los Angeles po shkatërrojnë qytetin tonë. Unë po angazhoj 1 milion dollarë (970,000 euro) në partneritet me Programin e Reagimit të Shpejtë të Rewild për të mbështetur përpjekjet për rimëkëmbjen emergjente dhe pas zjarrit”, shkroi ai.

Ai renditi një numër organizatash për të cilat do të shkojë donacioni i tij, duke përfshirë Fondacionin e Departamentit të Zjarrfikësve LA dhe Kuzhina Qendrore Botërore.

Foto: Leonardo DiCaprio/Instagram

Meqë ra fjala, lajmi për dhurimin vjen pas një sërë kritikash për shkak se ai u arratis nga Los Angeles me një avion privat dhe pasi kishte paralajmëruar më parë për ndikimin e dëmshëm të avionëve në ndryshimet klimatike.

Aktori u akuzua si hipokrit për përdorimin e një avioni privat, i cili përndryshe është burimi kryesor i emetimeve të karbonit që kontribuojnë në ndryshimet klimatike.

DiCaprio dhe e dashura e tij Vittoria Ceretti u panë duke mbërritur në Cabo San Lucas, Meksikë të premten e kaluar nga Los Angeles, së bashku me babain e aktorit George DiCaprio dhe gruan e tij Peggy Ann Farrar.

Kujtojmë se të paktën 25 persona kanë humbur jetën nga zjarret që përfshiu zonën e Los Angelesit. Gjashtë milionë njerëz mbeten në rrezik. Shpërthimet e forta të erës janë kthyer dhe drejtimi i përhapjes së zjarrit nuk mund të parashikohet paraprakisht. /Telegrafi/

Exit mobile version