Mobilizimi i pjesshëm i shpallur nga presidenti rus Vladimir Putin, vazhdon të jetë një prej temave më të përfolura në këtë vend dhe në mbarë botën.
Megjithatë ky urdhër vetëm sa krijoi atmosferë paniku dhe kaosi në mesin e qytetarëve rusë, që po refuzojnë të shkojnë në luftë, transmeton Telegrafi.
Madje janë organizuar protesta të shumta në qytetet ruse për të kundërshtuar mobilizimin, por policia e Putinit vazhdon me brutalitet – duke rrahur dhe prangosur të gjithë ata që mendojnë ndryshe se presidenti rus.
Në anën tjetër kushtet e dobëta, mungesa e barnave dhe pajisjeve ushtarake, po evidentohen çdo ditë e më shumë nga radhët e njësive ushtarake ruse.
Një video e publikuar mbrëmë shfaq rekrutët që u bëhej thirrje të blejnë shtresa për këpucë në mungesë të çizmeve të reja, ndërsa ushtaret janë këshilluar të blejnë tampon që do të mund t’i përdorin për të ndalur gjakderdhjen në rast se goditen nga ndonjë plumb.
E videoja më e fundit në qyteti rus Saratov, vetëm sa i forcon më shumë pretendimet e mediave perëndimore se sanksionet ndaj Rusisë kanë filluar të kenë efekt tejet të madh.
Shumë rezervistë që ishin nisur me autobusë drejt kazermave nga ku më pas do të lëviznin drejt Ukrainës, janë filmuar duke ecur në një zonë malore, pasi autobusët e tyre ishin prishur – duke u detyruar që rrugëtimin ta vazhdojnë në këmbë.
Sipas autorit të kësaj video, atyre u është bërë e ditur se ekziston mundësia që do të detyrohen të ecin deri pranë kufirit me Ukrainën. /Telegrafi/
Mobilized in #Saratov region walk to the military registration and enlistment office because the bus broke down.
Will they also walk to the Ukrainian border? pic.twitter.com/dsgok40kPx
— NEXTA (@nexta_tv) September 27, 2022