Telegrafi

Pas Modricit, Real Madridi rinovon edhe kontratën e yllit tjetër të skuadrës

Real Madridi ka konfirmuar zyrtarisht rinovimin e kontratës me veteranin tjetër të skuadrës, Lucas Vazquez.

Gjatë ditës së djeshme, Real Madridi befasoi të gjithë duke konfirmuar rinovimin e kontratës me Luka Modric.

Megjithatë, rinovimi njëvjeçar i kontratës së mesfushorit 38-vjeçar nuk është i vetmi pasi drejtuesit kanë rinovuar edhe me një veteran tjetër.

Lexo po ashtu Rinovimi me Real Madridin i kushtoi Luka Modric me pagë, 11 lojtarë tani fitojnë më shumë se kroati

Bëhet fjalë për anësorin 33-vjeçar, Vazquez, i cili ka vendosur të nënshkruaj një zgjatje deri në verën e vitit 2025.

Është vet klubi mbretëror që ka konfirmuar rinovimin e kontratës së Vazquez me anë të një postimi në rrjetet sociale.

“Real Madrid CF dhe Lucas Vazquez kanë rënë dakord për të vazhduar kontratën e lojtarit tonë, i cili mbetet i lidhur me klubin deri më 30 qershor 2025”, thuhet në njoftim.

 

Në nëntë sezonet e tij duke mbrojtur fanellën e ekipit të parë, Vazquez ka qenë pjesë e një nga periudhat më të suksesshme në historinë e klubit dhe ka fituar 21 tituj: 5 Liga të Kampionëve, 4 Kupa të Botës për Klube, 3 Superkupa të Evropës, 4 La Liga, 1 Copa del Rey dhe 4 Superkupa të Spanjës.

Vazquez ka luajtur 349 ndeshje për Los Blancos,  në të cilat ka shënuar 36 gola dhe gjithashtu ka 9 ndeshje me ekipin kombëtar të Spanjës. /Telegrafi/