Site icon Telegrafi

Pas Mercedesit, edhe Audi rekord shitjesh në muajin mars

Audi i është bashkuar Mercedes-Benzit për shitjet më të mëdha në muajin e kaluar.

Brendi me ‘katër unaza’ ka rritur shitjet në botë për 14.6 për qind në 186 mijë e 100 njësi të shitura në mars falë shitjeve të shumta në Evropë dhe SHBA.

Kompania gjermane po ashtu pati tremujorin më të mirë në histori me 455,750 shitje nga janari deri në fund të marsit, katër për qind më shumë se tremujori i parë i vitit të kaluar.

Sa i përket modeleve të shitura, Audi shiti më së shumti modelin A4 të ri, të lansuar së fundmi në SHBA që u shit 36.3 për qind më shumë se muajin e kaluar.

Evropa mbetet tregu më i fuqishëm i brendit, në të cilin arriti të shiste 222,350 njësi në tre muajt e fundit.

“Starti rekord i vitit 2016 është evidencë e fuqizimit të brendit tonë në botë dhe suksesi i linjës së modeleve tona, më së shumti i Audi A4 dhe Q7 të ri”, ka thënë Dietmar Voggenreiter, anëtar i bordit për shitje në Audi.

Exit mobile version