Site icon Telegrafi

Pas lirimit të pengjeve nga Hamasi, reagon Joe Biden

Izraeli dhe Hamasi kanë arritur ditë më parë një marrëveshje për lirimin e pengjeve.

Te dyja palët tashmë kanë përmbushur një pjesë të marrëveshjes, duke liruar dhjetëra pengje.

Lexo po ashtu Hamasi liron disa pengje gjermane pas '49 ditëve të ferrit'

Tashmë ka reaguar edhe presidenti amerikan, Joe Biden, i cili ka pohuar se “’Teddy Bears’ që po i presin fëmijët në spital është një kujtesë e thellë e traumës që ata e kanë kaluar në moshë kaq të re”.

“Lirimet e sotme janë fillimi i një procesi. Ne presim që nesër të lirohen më shumë pengje. Besoj se brenda disa orëve të ardhshme do të dimë më shumë për valën e dytë të lirimeve. Shanset janë reale” që ndërprerja e luftës mund të zgjatet për disa ditë, thotë ai.

“Zgjatja e armëpushimit ofron një mundësi për të sjellë më shumë ndihma në Gazë”, thotë Biden.

Lideri amerikan thotë se mbi 200 kamionë arritën në Egjipt në pikën e kalimit për në Gazë.

Lexo po ashtu Edhe Izraeli fillon lirimin e grave dhe fëmijëve të burgosur palestinezë

“Ne duhet të mbyllim këtë cikël dhune në Lindjen e Mesme”, thotë presidenti amerikan, duke bërë sërish thirrje për një zgjidhje me dy shtete.

Ndryshe, Izraeli dhe Hamasi kanë arritur edhe një marrëveshje për armëpushim disa ditor. /Telegrafi/

Exit mobile version