Site icon Telegrafi

Pas Leposaviqit edhe Komuna e Zubin Potokut voton t’i bashkohet Asociacionit të Komunave të Kosovës

Pas Komunës së Leposaviqit, edhe asamblistët e Kuvendit Komunal të Zubin Potokut kanë votuar që kjo komunë t’i bashkohet Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK).

Lajmin e bëri të ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook,  nënkryetari i LVV-së, Alban Uka.

“Pas Komunës së Leposaviqit edhe Komuna e Zubin Potokut i bashkohet Asociacionit të Komunave të Kosovës, përmes votimit që sapo ndodhi në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut”, ka shkruar Uka.

Lexo po ashtu Pas Mitrovicës së Veriut, edhe Leposaviqi voton t'i bashkohet Asociacionit të Komunave të Kosovës

Ndërkaq, sot në Kuvendin Komunal të Leposaviqit është votuar që kjo komunë t’i bashkohet Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK).

Ndryshe, në AKK ditë më parë është anëtarësuar Komuna e Mitrovicës së Veriut, në mbledhjen e jashtëzakonshme.

Votimi për anëtarësimin e Mitrovicës së Veriut në AKK ka kaluar me votat e të gjithë delegatëve të Kuvendit. /Telegrafi/

Exit mobile version