Site icon Telegrafi

Pas largimit nga Barcelona, Roberto mund ta vazhdojë karrierën tek klubi i njohur italian

Mbrëmë (11 gusht), Sergi Roberto njoftoi largimin e tij nga Barcelona pas 15 viteve të kaluara me fanellën e blaugranasve.

Ai ishte pjesë e tyre që nga mosha 14-vjeçare ndërsa për tri vite ishte titullar në krahun e djathtë të mbrojtjes, megjithëse, pastaj u shndërrua në një lojtar formacioni kryesisht për shkak të faktit se filloi të vuante nga lëndimet.

Tani që është konfirmuar largimi i tij, do të ketë zhvillime të reja gjatë ditëve në vazhdim sa i përket destinacionit të tij të radhës.

Gazetari Matteo Moretto tashmë ka raportuar se interesim për veteranin spanjoll ka shprehur Fiorentina që mund të jetë një opsion konkret për të këtë verë.

Ai ka shpjeguar gjithashtu se përveç Fiorentinës, Roberto ka edhe tri oferta të tjera nga Como, Roma ndërsa së fundmi listës së ekipeve të interesuara i është bashkuar edhe Ajaxi.

Tash e sa kohë dihej se Roberto me shumë mundësi do të largohet, por fakti që të premten u pa Dani Olmo duke mbajtur numrin 20 në fanellë, numrin e vjetër të Robertos, kjo konfirmoi gjithçka.

Roberto kështu po largohet si një lojtar shumë i respektuar nga tifozeria katalunase si dhe me 20 trofe të fituar gjatë këtyre viteve./Telegrafi/

Exit mobile version