Kryetar i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, pas konfirmimit të personit të parë të infektuar nga coronavirusi në këtë komunë, u ka bërë thirrje qytetarëve mos të bëjnë panik dhe të përcjellin masat preventive që ka marr Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.
Sonte është konfirmuar një rast i ri i prekur nga Covid-19, i cili është nga Janjeva e Lipjanit dhe i cili ishte kthyer nga Berlini në Kosovë.
“Rastit të paraqitur i dëshiroj shërim të shpejt dhe gjithë familjarëve dhe atyre që janë shoqëruar me të, ju lutem të qëndroni në izolim në shtëpi”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.
Postimi i Ahmetit në Facebook:
Të dashur qytetarë,
Fatkeqësisht në këtë situatë të emergjencës së shëndetit publik as Lipjani nuk mbeti imun nga COVID-19, pavarësisht masave që kemi marr është pritur që edhe komuna jonë të preket nga kjo pandemi.
Sapo u informuam që në Janjevë kemi një rast pozitiv me coronavirus. Ne do të vazhdojmë të angazhohemi pa panik të gjithë bashkë të menaxhojmë këtë situatë.
Ajo çka na duhet tani është qetësia dhe mos të bëjmë panik të pa nevojshme dhe të përcjellim masat preventive që ka marr Institutit Kombëtar i Shëndetësisë publike,
Komuna e Lipjanit dhe QKMF-Lipjan.
Rastit të paraqitur i dëshiroj shërim të shpejt dhe gjithë familjarëve dhe atyre që janë shoqëruar me të, ju lutem të qëndroni në izolim në shtëpi.
Së bashku do të kalojmë këtë sfidë!