Site icon Telegrafi

Pas kërkesës së QUINT-it, tre ambasadorë të huaj vizitojnë Manastirin e Deçanit

Një javë pas kërkesës së vendeve të QUINT-it lidhur me çështjen e pronës së Manastirit të Deçanit, tre ambasadorë të huaj kanë vizituar këtë monument historik.

Ambasadori gjerman në Kosovë, Joern Rohde, i shoqëruar nga ambasadori gjerman në Serbi, Thomas Shielb dhe ai i Belgjikës në Serbi, Koenraad Adam, kanë vizituar Manastirin e Deçanit këtë të diel.

Lajmi është bërë i ditur nga Manastiri i Deçanit, përmes një njoftimi në Twitter.

Lexo po ashtu Ambasadorët e QUINT-it vizitojnë Manastirin e Deçanit

“Abati ynë At Sava priti sot në Manastirin e Deçanit ambasadorët gjermanë në Beograd dhe Prishtinë (SH.T. Thomas Shieb dhe SH.T. Joern Rohde) si dhe ambasadorin belg në Beograd SH.T. Koenraad Adam. Ambasadorët vizituan kishën dhe patën një bisedë me abatin tonë”, thuhet në njoftim.

Rohde këtë monument e ka vizituar edhe disa ditë më parë, i shoqëruar nga shumë ambasadorë tjerë të vendeve të huaja në Kosovë. Këto vizita po realizohen pas deklaratës së përbashkët të QUINT-it lidhur me çështjen e pronës së Manastirit të Deçanit, duke i bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, të veprojnë pa u vonuar për zbatimin e plotë të regjistrimit të ligjshëm të tokës së Manastirit të Deçanit. /Telegrafi/

Exit mobile version