Site icon Telegrafi

Pas gjithë asaj buje, Joz Marku ‘ndjek’ llogarinë e Gjestit në Instagram

Joz Marku ka qenë personazhi më i komentuar i ditëve të fundit në shtypin rozë, pas përjashtimit të tij nga shtëpia e Big Brother VIP Albania.

Kjo për faktin se ai kishte bërë një ofendim të rëndë ndaj Gjestit, një veprim i patolerueshëm për të cilin Vëllai i Madh u detyrua ta skualifikonte menjëherë nga gara.

Në debat e sipër pas përfundimit të spektaklit, Jozi e quajti atë: “Ko*il sh*ine”.

Ofendimi që i kishte bërë Jozi, Gjestit kishte ngritur një debat të thellë në opinionin publik, me shumë figura të njohura të cilët i reaguan.

Lexo po ashtu "Kosovë e Adem Jasharit ta puthsha plagën" - Jozi del me një video dhe reagon pas kritikave: Ndjej detyrim ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe familjes së Gjestit

Jozi nga atëherë ka kërkuar falje publike.

Dhe jo vetëm kaq, ish-konkurrenti ka bërë një veprim tjetër kundrejt këngëtarit pejan, duke e ndjekur llogarinë e tij në Instagram.

Foto: Joz Marku / Instagram

Mirëpo nuk mund të them se kjo ndjekje është reciproke. Siç duket familjarët e Gjestit nuk e kanë këtë parasysh dhe nuk e ndjekin llogarinë e Jozit në këtë rrjet social. /Telegrafi/

Exit mobile version