Filloreta Raçi dhe Asdren Gjikolli kanë ardhur me bashkëpunimin e radhës që mban titullin “365”.
Kënga është kompletuar edhe nga ana vizuale dhe premton të shndërrohet në hitin e radhës.
Për muzikën janë kujdesur Fifi dhe Gjiko, të cilët po ashtu e kanë shkruar edhe tekstin.
Projekti është prodhuar nga Apollo, i cili e ka bërë edhe ‘beat-in’ dhe pritet ta tejkalojë suksesin e duetit paraprak.
Për anën vizuale është kujdesur produksioni Imagine që e ka xhiruar videoklipin muzikor.
Ndryshe, videoklipi i këngës “Djegi krejt” i lansuar në fillim të muajit korrik numëron afro pesë milionë shikime në YouTube. /Telegrafi/