Site icon Telegrafi

Pas divorcit nga Bill, Melinda Gates flitet për një lidhje dashurie me Jon Du Pre

Melinda French Gates duket se po fillon një romancë të re që nga divorci i profilit të lartë me Bill Gates.

Filantropistja thuhet se ka nisur një lidhje me Jon Du Pr, një ish-korrespondent të Fox News, i cili tani punon si specialist komunikimi.

Është e paqartë se prej kur dyshja kanë nisur të takohen, por Du Pre dhe French Gates u fotografuan së bashku në ndeshjen e Nets dhe Celtics në prill.

Melinda Gates (Foto: Reuters)

TMZ raportoi gjithashtu se dyshja, përfshirë edhe disa anëtarë të familjeve të tyre, qëndruan në Pelican Hill – hoteli me 5 yje në Newport Beach, Kaliforni.

Lexo po ashtu Bill dhe Melinda Gates po divorcohen pas 27 vitesh martesë

Autori i “Prodigal Father”, 63-vjeçar, ndan tre fëmijë me ish-gruan e tij, Gina: djemtë Kasey dhe Jonny, të cilët u diplomuan në BYU, dhe vajzën Jessie, e cila u diplomua në Universitetin e Utah.

French Gates dhe bashkëthemeluesi i Microsoft finalizuan divorcin e tyre në gusht 2021 pas 27 vitesh martesë, vetëm tre muaj pasi njoftuan ndarjen.

Jon Du Pre (Foto: Instagram)

“Pas një mendimi të madh dhe shumë pune në marrëdhëniet tona, ne kemi marrë vendimin për t’i dhënë fund martesës tonë”, thanë Bill dhe Melinda Gates në një deklaratë.

Ish-çifti themeluan Fondacionin Bill dhe Melinda Gates ndërsa ishin bashkë dhe e ndërtuan atë në një nga organizatat bamirëse më të mëdha në botë. /Telegrafi/

Melinda dhe Jon (Foto: TMZ)
Bill dhe Melinda Gates (Foto: Getty Images)
Exit mobile version