Kryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme në Bundestagun gjerman, Michael Roth ka reaguar pas vizitës së nënkryetarit të qeverisë serbe, Aleksandar Vulin në Moskë.
Vulin ishte në një udhëtim zyrtar në Rusi ku është takuar me presidentin Vladimir Putin, për të cilin pati vetëm fjalë të mira – duke ia bërë të qartë se Serbia që udhëhiqet nga Aleksandar Vuçiq kurrë nuk do të jetë anëtare e NATO-s, si dhe nuk do t’i vendosë sanksione Rusisë.
Në një postim në llogarinë e tij në X, Roth ka pyetur presidentin serb Aleksandar Vuçiq nëse ky është qëndrimi zyrtar i Qeverisë së Serbisë, deklarata këto të Vulinit që sipas tij bisedimet për anëtarësim në BE po i bën gjithnjë e më të kota.
“Zotëri presidentit Vuçiq, nëse ky është qëndrimi zyrtar i Qeverisë së Serbisë, bisedimet për anëtarësim në BE po bëhen gjithnjë e më të kota. Miqësia me kriminelët e luftës/prishësit e demokracisë mund të çojë në Kremlin, por defitinivisht jo në BE”, ka shkruar Roth.
Ndër tjera në takimin mes Vulin dhe Putin, zyrtari serb i dërgoi “përshëndetjet më të përzemërta nga Aleksandar Vuçiq, i cili thotë se nuk është vetëm partner i Rusisë, por edhe aleat”. /Telegrafi/
Mr President @avucic, if this is the official position of the Serbian Government, the EU accession talks are becoming increasingly pointless. Friendship with war criminals+the dismantling of democracy may lead to the Kremlin, but definitely not to the EU.
pic.twitter.com/N9XmUvMukG— Michael Roth – official 🇪🇺🇺🇦🇮🇱🇬🇪 (@MiRo_SPD) September 5, 2024