Interi thuhet se janë duke kërkuar trajnerin e Sevillas, Jorge Sampaoli, pasi Stefano Pioli nuk e ka bindur pronarët e klubi.
Pioli ka kthyer fatin e Nerazzurrëve në rregën e duhur pas nisjes katastrofike të kampionatit nga Frank de Boer, por një humbje 2-1 në shtëpi nga Sampdoria ka bërë thuajse të pamundur kualifikimin në Ligën e Kampionëve.
Sipas calciomercato.com, qëllimi tani është Liga e Evropës, por edhe që kjo nuk mund të jetë e mjaftueshme për të mbajtur në punë ish-trajnerin e Lazios.
Pronarët e Interin, Suning Group, mendojnë dhe duan një njeri të fortë në stolin zikaltër, me kandidatët ideal qe janë Antonio Conte apo Diego Simeone, transmeton Telegrafi.
Megjithatë, duket se këta dy trajnerin do të qëndrojnë në Chelsea dhe Atletico Madrid, respektivisht, kështu që Nerazzurrët janë duke vlerësuar mundësitë e tjera.
Luciano Spalletti i Romës dhe Leonardo Jardim i Monacos janë duke u shqyrtuar si emra të mundshëm, por është menduar edhe trajneri aktual i Sevillas, Jorge Sampaoli.
Trajneri i Sevillav është i konsideruar për shkak të punës së tij me Kilin, dhe gjithashtu është duke u ndjekur nga Barcelona dhe nga kombëtarja argjentinase, dhe kjo ka bërë drejtuesit e Interit të mbajnë njërin sy tek ai. /Telegrafi/