Site icon Telegrafi

Pas betejës me armë, rivali i kishte vënë edhe zjarrin – zbulohet bunkeri i kartelit të drogës në Meksikë

Disa pamje të publikuara thuhet se tregojnë një bunker të fortifikuar të kartelit të drogës, të gjetur nga policët në Meksikë, i cili u gjet pas një beteje të përgjakshme me armë – pas së cilës supozohet se rivali i kishte vënë edhe zjarrin.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, oficerët e Mbrojtjes Kombëtare ishin duke patrulluar zonën e Reynosa në shtetin verior meksikan të Tamaulipas kur gjetën bunkerin.

Në pamje, policia shihet duke zbritur në një shteg të largët dhe më pas i afrohet një ndërtese të varrosur pjesërisht, e nxirë me blozë.

Oficerët, të veshur me kamuflazh dhe të armatosur rëndë, hyjnë me kujdes në bunker dhe hasen në një veturë të djegur të mbushur me vrima.

Siç bëhet e ditur, asnjë mbetje njerëzore nuk është gjetur deri më tani përkundër dhunës së dukshme që duket se ka ndodhur.

Objekti i dyshuar kriminal thuhet se u sigurua nga një derë çeliku dhe është i gjatë 70 metra, gjerësi 6 metra, si dhe lartësi 2.5 metra – dhe kishte një pus uji dhe një rezervë masive municioni, sipas mediave lokale.

Si rezultat, zona rurale tani është qendra e një hetimi pasi policia përpiqet të bashkojë atë që ndodhim, ndërsa automjeti i djegur është marrë nga autoritetet për analiza, sipas mediave lokale.

Ndërkohë, policët do të ruajnë objektin ndërsa hetimi vazhdon.

Mediat thonë se hapësirat në afërsi kontrollohen nga organizatat kriminale me “Gulf Cartel” që konsiderohen më të spikatur në rajon.

Karteli gjithashtu është i famshëm për kontrabandën e drogës, si dhe terrorizimin e njerëzve përmes rrëmbimeve dhe zhvatjes, trafikimit të qenieve njerëzore, vjedhjeve, kontrabandës së armëve dhe prostitucionit.

Aktualisht është e paqartë nëse bunkeri i përkiste “Gulf Cartel”, i cili është në luftë me “Kartelin e Gjeneratës së Re Jalisco” dhe “Cartel del Noreste”. /Telegrafi/

Exit mobile version